KUQEZI
Shqipëria miqësore me Italinë?!
27 September, 2014 @19:18
Më 18 nëntor mund të zhvillohet ndeshja miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.
Krerët e FSHF-së kanë filluar negociatat me federatën italiane për ta realizuar këtë përballje.
Ideja e kësaj ndeshjeje ka dalur nga përzgjedhësi italian i Shqipërisë, Gianni De Biasi, i cili ka biseduar me homologun e tij nga përfaqësuesja e Italisë, Antonio Conte, në lidhje me këtë temë, derisa kanë qenë të pranishëm në një seminar për trajnerë të organizuar në St. Petersburg të Rusisë nga FIFA dhe UEFA.
Kjo do të ishte ndeshja e parë në histori ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, e cila në qoftë se do të realizohet, me shumë gjasë do të zhvillohet në Itali.
Shqipëria vetëm katër ditë para 18 nëntorit, që shihet si datë e mundshme e zhvillimit të miqësores ndaj Italisë, do të luajë një tjetër miqësore ku për kundërshtar do ta ketë përfaqësuesen e Francës.