STAMFORD BRIDGE
Aston Villa kalohet lehtë
27 September, 2014 @18:20
Pas barazimit në javën e kaluar ndaj Manchester Cityt, skuadra e Chelseat iu është rikthyer fitoreve duke e mposhtur Aston Villan.
Ekipi i Jose Mourinhos e filloi mirë ndeshjen duke shënuar që në minutën e shtatë me anë të brazilianit Oscar, që ishte edhe goli i vetëm i pjesës së parë.
Në pjesën e dytë top golshënuesi i Premier Leagues, Diego Costa, e shënoi golin e tij të tetë në këtë stinor, derisa për rezultatin përfundimtar 3-0 u përkujdes braziliani tjetër, Willian, që shënoi në minutën 79’.
Me këtë fitore Chelsea vazhdon të kryesoj në Premier League me 5 fitore dhe vetëm një barazim, derisa Aston Villa e pësoi humbjen e dytë me radhë, duke e lënë në hije startin e mirë prej 3 fitoreve dhe 1 barazimi.
Rezultatet dhe tabela aktuale.