OLD TRAFFORD
United fiton me dhjetë lojtarë
27 September, 2014 @18:53
Manchester United ka shënuar fitore shumë të rëndësishme, por edhe të mundimshme në përballjen e sotme ndaj West Ham Unitedit.
Djajtë e kuq, të cilët më shumë se gjysmë ore luajtën me një lojtar më pak për shkak të kartonit të kuq të Wayne Rooneyt në minutën e 59’, arritën të fitojnë në shtëpinë e tyre me rezultat 2-1.
I njëjti lojtar para se të skuqet u shënua edhe në listën e golashënuesve duke shënuar në minutën e pestë për epërsinë 1-0 të vendasve.
Holandezi Robin Van Persie shënoi për 2-0 në minutën 22’, derisa sulmuesi senegalez i West Hamit, Diafra Sakho, e ngushtoi epërsinë në 2-1 në minutën 37’.
E kjo ishte edhe e tëra që arriti ta bëjë ekipi i Sam Allardyce, duke mos mundur ta shfrytëzojë epërsinë e një lojtari më shumë në fushë.
Adnan Januzaj i cili e përcjelli ndeshjen nga stoli, nuk u aktivizua fare në lojë nga trajneri Louis Van Gaal.
Rezultatet dhe tabela aktuale.