KOSOVA
Pa frikë, s’ka lëndim për Valon Berishën
21 March, 2017 @12:16
Pas goditjes që e pësoi në stërvitje, u dyshua që Valon Berisha ka pësuar një lëndim, mirëpo burime të Borozani.com kanë mësuar që Valon Berisha nuk ka kurrfarë lëndimi dhe gjithçka është në rregull me të.
Lojtari në fjalë është plotësisht i gatshëm për takimin ndaj Islandës dhe këtë pritet ta konfirmojë edhe Bunjaki në konferencën për shtyp, që mbahet sot me fillim nga ora 18:30.