Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA e KOSOVËS

Pa ndeshje të madhe në 1/8 e finales së Kupës

Pa ndeshje të madhe në 1/8 e finales së Kupës


7 December, 2021 @11:33

Nuk ka ndodhur ndonjë “elektrizim” i çifteve në short, derisa në zyret e FFK-së sot është hedhur shorti për të tetën e finales së Kupës së Kosovës, ku janë përcaktuar çiftet që do të luftojnë për çerekefinale të garës.

Kupa është bërë më e rëndësishme për të gjitha skuadrat, pasi që siguron dalje në garat evropiane, ndërsa shorti i nisur në orën 11:00 ka vendosur këto çifte në betejë.

1/8 E FINALES:

Gjilani – Dukagjini
Ulpiana – Arbëria
Ferizaj – Llapi
Prishtina – Drenica
Ballkani – Malisheva
Onix – KEK-u
Fushë Kosova – Drita
2 Korriku – Ramiz Sadiku.

Mbrojtësi i trofeut, Llapi do të jetë mysafir i Ferizajit që është në formë. Ndërsa finalisti i fundit i Kupës Dukagjini do të udhëtojë në Gjilan.

Ndeshjet e Kupës luhen në fillim të vitit të ardhshëm, zakonisht në shkurt, por ende s’është përcaktuar data e saktë. Fituesi i ndeshjes shkon tutje, pasi që nuk ka ndeshje të kthimit në këtë fazë të garës.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës