MANCHESTER UNITED

REUTERS/Andrew Winning
Pa Vidicin kundër Cityt
4 December, 2012 @17:14
Nemanja Vidic sipas Alex Fergusonit ende nuk është i gatshëm për lojë. Trajneri i Manchester Unitedit ka vlerësuar se qendërmbrojtësi nuk mund të luajë në derbin e së dielës kundër Manchester Cityt, në Premier League.
“Ai ka nevojë që të stërvitet ende. Vidic nuk do të luajë kundër Cityt, sikurse që nuk do të luajë as nesër kundër Clujit,” ka thënë Ferguson.
Nga trajneri i Manchesterit, po ashtu është bërë të ditur se futbollisti japonez, Shinji Kagawa, është rikthyer në stërvitje pas lëndimit të gjurit dhe ndryshe nga Vidici, ai mund të konsiderohet në ndeshjen që do të luhet në vikend.