SADAT PAJAZITI - PAS NDESHJES
Pajaziti: Pikë të mëdha
23 April, 2016 @17:12
Trajneri i Dritës, Sadat Pajaziti, është shprehur të jetë shumë i lumtur pas fitores ndaj Drenicës sot në Skenderaj.
Pajaziti ka thënë se kjo fitore ka qenë shumë e rëndësishme për ekipin.
“Avancuam heret, krijuam raste, shënuam dhe fituam. Patëm fat kur penalltia e tyre nuk u realizua, që na mundësoi të vazhdojmë me lojën tonë. Sa i përket pjesës së dytë, u thashë lojtarëve që të mos pësojmë në 20 minuta të para, gjë që ata e arritën dhe pastaj erdhi edhe goli i tretë që qetësoi gjithçka,” ka thënë Pajaziti pas ndeshjes për Radio Kosovën sot.
Sa i përket njeriut që e bëri dallimin në ndeshje sot Pajaziti ka shtuar.
“Grupi e bëri dallimin,” ka thënë ai, duke bërë të ditur se loja ekipore i ka dhënë frytet e saja sot në Skenderaj.
Drita me këtë fitore së paku sot i ka ikur zonës së Play-Outit të Superligës, duke e futur Lirinë e Prizrenit dhe Prishtinën aty.