PARAFATOSËT
Prishtina në Gjermani
Teksti: prishtinafc.com
23 April, 2016 @16:01
Kategoria e re, U-10 (parafatosat) do të marrin pjesë në një turne në Gjermani më 1 maj të këtij viti.
Turneu “Team Player Cup”, mbahet në Munih të Gjermanisë. Skuadra e Prishtinës me 12 futbollistë të rin dhe trajnerin, Ardian Llumnica dhe menaxherin e klubit, Arsim Thaqi, do të udhëtojnë më 30 prill dhe do të qëndrojnë deri më 4 maj.
Turneu do të jetë njëditor. Katër grupe të ndara me nga pesë skuadra. Ndeshjet zhvillohet nga 10 minuta me nga 7 lojtarë në gjysmën e fushës së terrenit standard të lojës.
Skuadra e Prishtinës, në grupin e saj “A” do të ndeshet me Augsburgun dhe me skuadra më pak të njohura, si Forstinning, Neu-Isenburg dhe Dachau. Por, në rast në kalon grupin, mund të ndeshet me skuadra si Bayern Munih, Rijeka e Kroacisë, Wacker Innsbruck e Austrisë, Luzern e Zvicrës, Ulm dhe Unterhaching e Gjermanisë.