SHQIP NË BOTË
Nikçi shënon golin e parë
23 April, 2016 @15:04
Mesfushori anësor i Union Berlinit, kosovari me nënshtetësi zvicerane, Adrian Nikçi, ka shijuar gëzimin e parë të golit.
Futbollisti 26 vjeçar, ka shënuar sot golin e parë të ndeshjes në përballjen Nurnberg - Union Berlin, e cila përfundoi me fitoren 6-2 të Nurnbergut.
Nikçi ishte titullar në këtë ndeshje, sikurse edhe mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Eroll Zejnullahu, i cili më pas u zëvendësua në pjesën e dytë.
Nikçi gjatë pjesës vjeshtore të kampionatit ka mbetur një kohë të gjatë jashtë fushave të blerta për shkak të lëndimit që e kishte, ndërsa kjo ishte vetëm paraqitja e tij e pestë në Bundesliga 2.