5 PËR FUNDJAVË
Superclasico argjentinas!
Shkruan: Luan MORINA
22 April, 2016 @22:07
1.Fiorentina – Juventus (e dielë, ora 15n9)
Juventusi është ekipi ma i mirë italian në pesë vitet e fundit. Kjo është pasojë e menaxhimit të mirë dhe të mençur. Kanë bërë veprime edhe më të mira se sa kur ka qenë Moggi në krye. Udhëheqin njerëz që e duan Juventusin, njerëz të rinjë në menaxhim të përshtatshëm me periudhën që po kalojmë. Kjo nuk vlen për skuadrat tjera konkurrente. Fiorentina ka nisur mbarë kampionatin, mirëpo nuk ka ekip të thellë për të përballuar luftën në tri frone. Kanë talente, por nuk janë ekip i denjë për titull. Akoma jo.
2.Boca Juniors – River Plate (e diel, ora 9e15)
Mbi 70% e argjentinasve janë tifozë të njërës nga këto dy ekipe. Derbi ndërmjet dy ekipeve legjendare argjentinase është diçka që nuk bënë pa parë së paku një herë në vit. Rivaliteti është gjithmonë në nivel, edhe pse në renditje nuk janë ato që konkurrojnë për titull për shkak të eksperimenteve të vazhdueshme me formatin e ligës nga federata argjentinase. Gago, Tevez, e Osvaldo janë emrat e vetëm që njohim shumica, por janë edhe një grumbull i talenteve në të dy anët, emra të cilët do ti mësojmë gjatë tri-katër viteve të ardhshme.
3.Schalke – Leverkusen (e shtunë, ora 6e30)
Pozita e tretë dhe e katërt është bërë luftë kryesore në Gjermani tash e sa vite. Kësaj radhe Dortmund është shkëputur paksa, dhe me plot mëritë. As Schalke as Leverkusen nuk kanë ekip që mund të konkurrojë dy të parat. Kanë diçka të përzier me talente dhe lojtarë me përvojë. Derisa talentet janë të nivelit që luajnë në Bayern e Dortmund, veteranët nuk janë lojtarë që mund të udhëheqin apo instruktojnë një ekip talentesh siç kanë Schalke e Leverkusen. Për atë i kemi këtu ku janë dhe për atë do të kemi një sfidë të bukur futbolli.
4.Roma – Napoli (e hënë, ora 3)
Ndoshta të kishte qenë Spalletti më herët në rolin e trajnerit Roma do të kishte rrezikuar Juventusin. Problemet e tij me ekipin po vazhdojnë, gjë që më bën të dyshoj në mendimin paraprak. Asnjëra nuk kanë ekip që do të siguronte kualifikimin në grupe kundrejt ekipeve tjera nga zona e jo-kampionëve në Champions. Kjo i jep një rëndësi më të madhe kësaj ndeshjeje që do të hiqte merakun, dhe do të ofronte një investim pa brenga gjatë verës. Gjithashtu asnjëra nuk janë të formuara për të sfiduar Juventusin për momentin.
5.Everton – Manchester Utd (e shtunë, ora 6e15)
Evertoni është në prag të revolucionit. Stones dhe Lukaku do të largohen, Martinez do të shkarkohet në verë sigurisht. Ky është rasti i fundit që kjo gjeneratë të fitoj ndonjë titull, apo të bëj diçka më tepër se sa të mundoj ekipet e mëdha të ligës. Ndërkohë, United nuk e ka të qartë verën ashtu si Everton. Nuk dihet se çfarë do të bëjnë, por ajo çfarë dihet është që asgjë s’mund të shpëtojë këtë sezon të tmerrshëm të ‘djajve të kuq’.