KOLUMBIANI
Falcao në Serie A!!!
23 April, 2016 @13:38
Sipas shkrimit të botuar në Corriere dello Sport sot, Radamel Falcao, sulmues aktual i Chelseat i huazuar aty nga Monacoja pritet të përfundojë në Serie A stinorin që vjen.
Kjo, pasi që Roma i ka bërë ofertë sulmuesit kolumbian, duke kërkuar nga Monaco të ulë rrogën e tij prej 7 milionë eurove për stinor.
Roma nuk është ndarë e kënaqur me sulmuesin boshnjak të ardhur nga Manchester City, Edin Dzeko, të cilin pritet ta lirojë drejt Superligës kineze në fund të stinorit dhe është duke e kërkuar kolumbianin.
Falcao nuk ka pasaportë të Bashkimit Europian dhe kërkon 7 milionë euro për stinor - që llogaritet të jetë kush i Romës për transferimin ose huazimin e 30 vjeçarit.