DINAMO NK
Ekspedita e Dinamos arrin sonte në Prizren
22 April, 2016 @21:46
Sonte në orët e vona do të arrijë në Prizren shkolla e futbollit e ekipit të njohur kroat, NK Dinamo, bën të ditur faqja zyrtare e skuadrës së Lirisë.
Drejtori i shkollës së futbollit të Dinamos, Marijan Vlak dhe trajnerët, Ivan Kepcija e Ugo Klinak, do të përcjellin ndeshjet e grupmoshave të reja si dhe do të bëjnë stërvitje të përbashkët me trajnerët e Lirisë, si dhe do të ketë një ligjeratë për këta të fundit.
Përvec kësaj, do të nënshkruhet edhe një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet klubeve Liria dhe Dinamo, derisa treshja kroate do ta përcjellë edhe ndeshjen e kësaj jave në Superligë ndërmjet Lirisë dhe Prishtinës.