NË SKENDERAJ
Shkëlqen Drita, del nga zona e rrezikshme
23 April, 2016 @16:37
Skuadra e Sadat Pajazitit, Drita, ka treguar dhëmbët në Skenderaj sot, ku ka shënuar fitore të madhe ndaj Drenicës vendase.
Ekipi bardhekaltër nga Gjilani ka qenë i pamëshirshëm para portës së drenicakëve sot, duke shënuar 4 herë për të fituar lehtë dhe për të dalë nga zona e rrezikshme sot.
Epërsinë Dritës ia dha Almedin Murati në fillim të ndeshjes, pastaj atë e ngriti Taulant Haliti.
TOP GOLASHËNUESIT E SUPERLIGËS
Drenica pati penallti të dështuar, kur Sami Gecit shutin nga pika e bardhë ia mbron portieri i Dritës, Betim Halimi.
Kjo bëri që mysafirët të mbushen edhe më shumë dhe të shënojnë edhe në pjesë të dytë për të shkëputur tre pikë të arta në “Bajram Aliu” të Skenderajt.