Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SANDHAUSEN 3-1 HANNOVER

Paqarada asiston, Halimi ndihmon, fitorja e dytë me radhë

Foto: Sandhausen/tw

Paqarada asiston, Halimi ndihmon, fitorja e dytë me radhë


30 May, 2020 @15:03

Skuadra e Sandhausenit, ku luajnë dy reprezentuesit e Kosovës, Leart Paqarada dhe Besar Halimi ka shënuar fitoren e dytë me radhë në Bundesliga 2 dhe përkohësisht është larguar nga rreziku i rënies një kategori mëposhtë.

Krahu i ekipit, Paqarada, ka asistuar në golin e dytë të skudarës së tij në fitoren 3-1 [Biada 51, Nauber 56, Turpitz 82 - Guidetti 58], ndërsa mesfushori Halimi ka qenë aktiv në lojë prej minutës së 55-të të takimit duke ndihmuar skuadrën në fazën ofanzive për të arritur te fitorja.

TABELA AKTUALE

Me fitoren 3-1 ndaj Hannoverit, Sandhausen tash ka arritur koutën e 36 pikëve dhe gjendet në pozitën e dhjetë të klasifikimit në Bundesliga 2, që nuk garanton sigurim të shpëtimit të plotë ende, pasi që gara për mbijetesë është e ashpër në këtë ligë.

Sidoqoftë, fitorja e dytë me radhë dhe kthimi në formë i lojtarëve të Sandhausenit japin shpresë për duelin e radhës të ekipit, kur të premten e ardhshme janë mysafir të Greuter Furthit.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga