Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AUE 3-1 SANDHAUSEN

Paqarada i plotë, Halimi 6min në humbje

Fotomont: Sandhausen/fb

Paqarada i plotë, Halimi 6min në humbje


16 May, 2020 @15:01

Sandhausen i reprezentuesve të Kosovës nuk ka filluar mirë vazhdimin e stinorit në Bundesliga 2.

Ekipi i tyre ka pësuar golin më të hershëm në rifillim dhe ka marrë kartonin e vetëm të kuq sot, kur mbrojtësi Denis Diekmeier u përjashtua që në minutën e katërt të ndeshjes.

Paqarada me shokë ishin të pafuqishëm ndaj vendasve, që në pjesë të dytë shënuan edhe dy herë për të fituar në fund 3-1 [Nazarov 5p, Kruger 64, Cacutalua 69 - Biada 80] ndeshjen.

Mesfushori i Kosovës Besar Halimi luajti në gjashtë minutat e fundit të ndeshjes për Sandhausenin. Ai zëvendësoi golashënuesin e vetëm të ekipit të tij sot, Julius Biada, për të luajtur në minutat e fundit të ndeshjes. Halimi u fut në ndeshje si zëvendësim i pestë i skuadrës së tij.

Derisa humbja e rrezikon edhe më mbijetesën e Sandhausenit në Bundesligë 2, Aue tashmë bën hapin që mund t’i fus ata në luftë serioze për Bundesligë.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga