Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA BARAZHIT

Para Liria-Vushtrria, prizrenasit shesin gati të gjitha biletat

Para Liria-Vushtrria, prizrenasit shesin gati të gjitha biletat


20 May, 2022 @15:52

Përballja që pritet me entuziazëm të madh në dy qytetet e vjetra të Kosovës, Prizren e Vushtrri, veçse ka filluar të ndihet edhe në ajër aty.

Klina si qendër, nesër do të gumëzhijë nga tifozëritë!

Liria e Vushtrria, si vendet e dyta të grupeve përkatëse A dhe B në Ligë të Parë të Kosovës, do të takohen nesër prej orës 15:00 në Klinë, në përballjen e vetme dhe vendimtare për të kaluar në ndeshjen tjetër të barazhit, ndaj pozitës së tetë të Superligës.

Ndeshje jetike për të dyja skuadrat, derisa Liria është duke kërkuar rikthimin në Superligë pas tri viteve në Ligë të Parë, e Vushtrria po kërkon që 100-vjetorin e klubit ta festojë me rikthim në Superligë. Natyrisht, kjo është pengesa e parë, derisa e dyta dhe vendimtarja luhet të shtunën tjetër ndaj ekipit që përfundon i teti në Superligë.

Derisa në Prizren është paralajmëruar udhëtim i organizuar me mbi 20 autobusë drejt Klinës, e njëjta ka ndodhur edhe në Vushtrri.

Kurse në anën tjetër Liria ka nxjerrë në shitje biletat dje në qytet (Shadërvan dhe Abi Çarshia) dhe tashmë është njoftuar që ato janë pranë përfundimit dhe se stadiumi i Klinës pritet të jetë i stërmbushur.

Nisja e organizuar nga Prizreni do të bëhet të shtunën nga ora 12:00 nga Qendra Sportive “Sezai Surroi”, ka bërë të ditur KF Liria.

Në anën tjetër edhe vushtrriasit kanë njoftuar se në 12:00 (prapa parkut të qytetit) nisen për në Klinë.

 



i:

BARAZHI I Liria - Vushtrria (21 maj 2022, 15:00, Klinë)
BARAZHI II: Fituesi [Liria-Vushtrria] - Vendi 8 nga Superliga (28 maj 2022, 15:00, Podujevë)

 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë