Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA E KONFERENCËS - PARA SHORTIT

Para shortit: Kundërshtarët potencial të Ballkanit

Para shortit: Kundërshtarët potencial të Ballkanit


26 August, 2022 @10:43

Arritja historike e kampionit të fundit të Kosovës, Ballkani, sot do të kurorëzohet me kundërshtarët e fazës grupore - që do ta bëjnë ekipin suharekas të vazhdojë garat evropiane deri në fillm të nëntorit, para se të nis Kampionati Botëror.

Suharekasit e drejtuar nga Ilir Daja mposhtën Shkupin në fazën PlayOff të Ligës së Konferencës, dhe kështu kanë siguruar për herë të parë në histori kualifikimin në fazë grupore për një ekip kosovar në gara të UEFA-së.

Ndërsa, kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit (që gjindet në vazon e katërt) nga vazot tjera janë si vijon:

VAZO 1: Villarreal, Basel, Slavia, AZ Alkmaar, Gent, Basaksehir, Partizan, West Ham.

VAZO 2: Cluj, Molde, FCSB, Fiorentina, Koln, Hapoel B-Sheva, Apollon L., Slovan.

VAZO 3: Nice, Anderlecht, Zalgiris, Austria, Hearts, Shamrock, Sivas, Vaduz.

VAZO 4: Dnipro-1, Lech Poznan, Slovacko, Silkeborg, Djurgarden, Pyunik, RFS dhe Ballkani.

Shorti nis në ora 14:30, kur edhe Ballkani do të mësojë nga një kundërshtar prej secilës vazo, që do të formojë edhe grupin e tyre.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League