Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHAMPIONS

Paris St Germain fiton titullin e dhjetë, me golin e Messit

Paris St Germain fiton titullin e dhjetë, me golin e Messit


24 April, 2022 @0:43

Lionel Messi ka shënuar golin e vetëm për bërë dallimin në përballjen, ku Paris Saint-Germain ka regjistruar barazim, të vlefshëm për titull kampioni në Ligue 1 të Francës.

PSG ka barazuar ndaj Lensit sot në shtëpi, por barazimi 1-1 [Messi 68 - Jean 88] ka qenë i mjaftueshëm që me pikën e fituar, katër xhiro para fundit të stinorit ata të sigurojnë titullin e kampionit të Francës.

Ky ka qenë titulli i dhjetë jubilar i parisienëve në Ligue 1.

Goli i Messit erdhi pas një asistimi të Neymarit, ndërsa argjentinasi goditi prej 20metrash për të shënuar gol të bukur për epërsi, derisa kundërshtari luante me dhjetë lojtarë që prej minutës së 57 të ndeshjes, kur mbrojtësi Danso u skuq me kartonin e dytë të verdhë!

Mauricio Pochettino që nuk dihet nëse do të mbetet edhe më trajner i PSG-së, ka fituar titullin e kampionit në Francë. Ndërsa titujt e Parisit radhazi janë: 1986, 1994, 2013, 2014, 2015, 2016, 2018, 2019, 2020, 2022. 

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1