GRUPI F
Parisi njofton Barçën me gola e humbje
30 September, 2014 @22:30
Barcelona përveç që ka pësuar humbjen e parë të stinorit, ata kanë pësuar edhe golat e parë të këtij stinori - në të gjitha garat.
Paris St Germain i udhëhequr nga ish lojtari i Barcelonës, Laurent Blanc, ka arritur që të mposht katalonasit me rezultat 3-2, për të regjistruar fitoren e parë në Ligë të Kampionëve.
Barcelona ishte në disavantazh pas golit të 50 milionëshit, David Luiz. Leo Messi reagoi shpejtë pas një kombinimi të shpejtë me Andres Iniestan për barazim, por parisienët dolën përpara përsëri - për të shkuar të qetë në pushim 15 minutësh.
Blanc fërkonte duart në fund të pjesës së parë, që tregonte shumë për emocionet, derisa kampioni i Francës ngriti epërsinë në 3-1 me golin e Blaise Matuidi, para se Neymar të ulë atë në 3-2 dhe të vendos rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Në këtë ndeshje, mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka thyer rekordin e legjendarit të Real Madridit, Raul Gonzales, sa i përket paraqitjeve në Ligë të Kampionëve - duke arritur shifrën e 143 ndeshjeve të zhvilluara në garën elite europiane.
Derisa Paris St Germain ka arritur të dalë në vendin e parë të Grupit F, Barcelona ka rënë në pozitën e dytë me disfatën e sontme.
Në ndeshjen tjetër të grupit, APOEL barazoi me Ajaxin 1-1 në Qipro.
MYSAFIRËT E FAMSHËM:
Yje të muzikës, sportit dhe politikës ishin të pranishëm sonte në Parc des Princes të Parisit në ndeshjen Paris St Germain - Barcelona: Beyonce, Jay Z, David Beckham, Patrick Kluivert e Nikolas Sarkozy, përbënin kajmakun e mysafirëve të stadiumit parisien. |
TABELA E GRUPIT F:
1 | Paris St Germain | 4 pikë | ||
2 | Barcelona | 3 pikë | ||
3 | Ajax | 2 pikë | ||
4 | APOEL | 1 pikë |
Ndeshjet e radhës:
1 | APOEL - Paris St Germain | |||
2 | Barcelona - Ajax |