Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TIRANË

Partizani emëron trajnerin e U-21 në vend të Dajës së larguar

Partizani emëron trajnerin e U-21 në vend të Dajës së larguar


4 January, 2022 @8:04

Skuadra e Partizanit të Tiranës që u nda ditë më parë me kryetrajnerin Ilir Daja, të hënën ka zyrtarizuar trajnerin e ri të skuadrës, që do të merr timonin për të çuar ekipin deri në fund të stinorit 2021/22.

Dritan Mehmeti, ish-ndihmës trajner i ekipit të parë nga stinori 2018/19 dhe deri tash kryetrajner i Partizanit U-21, do të merr drejtimin e Demave të kuq të Tiranës.

Ergys Kaçe

Mehmeti ka nisur përgatitjet për pjesën e dytë të stinorit të hënën, ndërsa shpejt pritet të shihen rezultatet e ekipit pasi që ai është prej atyre që e njeh secilin element të ekipit nga vitet e fundit.

Partizani ka kryer vitin 2021 në pozitë të pestë të renditjes tabelare me 18 pikë nga 15 ndeshje, gati dyfish më pak sesa liderja Tirana, që ka 33.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore