SUPERIORJA
Partizani s’e shfrytëzon gabimin e Skënderbeut
10 April, 2016 @21:10
Java e 29 në Kategorinë Superiore nuk ka kaluar mirë për asnjërin prej dy kandidatëve kryesorë në luftë për titull.
Gabimin e Skënderbeut këtë javë, nuk arriti ta shfrytëzojë në mënyrën më të mirë skuadra e Partizanit, e cila megjithëse ishte në epërsi në të shumtën e kohës ndaj Flamurtarit, në fund u nda me vetëm një pikë nga fusha.
Të kuqtë kaluan në epërsi në minutën 40’ me golin e Xhevahir Sukajt, ndërsa shifrtat u barazuan në minutën 87’ me anë të brazilianit të vlonjatëve, Danilo Alves.
Me këtë rezultat Partizani mbetet në pozitën e dytë, por tani me 5 pikë më pak se lideri, Skënderbeu, derisa Flamurtari renditet në pozitën e tetë.