MAQEDONI
Derbi i Tetovës, i takon Shkëndijës
10 April, 2016 @18:29
Derbi lokal në Maqedoni ndërmjet dy skuadrave shqiptare, Shkëndija dhe Renova, përfundoi me fitoren e skuadrës kuqezi, Shkëndija.
Kjo ishte ndeshja e parë për Shkënijën në stadiumin e qytetit në Tetovë pas gati një viti, për shkak të punimeve për renovim të stadiumit.
E ky fakt bëri që edhe interesimi për këtë ndeshje të jetë i madh, duke u mbushur shkallët e stadiumit nga tifozët tetovar, ndërsa vlen të ceket se ndeshja u ndërpre në minutën 70’ për një kohë të shkurtë, për shkak të fishekzjarrëve dhe rekuizitave të hedhura në fushë nga tifozët e Shkënijës, Ballistët.
Golat e fitores për Shkëndijën i shënuan Besart Ibraimi nga penalltia, Marjan Radeski dhe Shpend Asani, derisa Renova u kundërpërgjigj me golin e Lavdrim Skenderit.
Vlera e këtyre tre pikëve u shtua edhe më shumë për Shkëndijën, pasi kuqezinjtë bënë një tjetër hap para në luftë për titull, duke i’u afruar në -2 pikë liderit, Vardarit, i cili pas humbjes së kësaj jave ndaj Sileksit, mbeti në 64 pikë.
TABELA AKTUALE
1 | Vardar | 26 ndeshje | 64 pikë | |
2 | Shkëndija | 26 ndeshje | 62 pikë | |
3 | Sileks | 26 ndeshje | 40 pikë | |
4 | Rabotnicki | 26 ndeshje | 36 pikë | |
5 | Shkupi | 26 ndeshje | 35 pikë | |
6 | Bregalnica Stip | 26 ndeshje | 30 pikë | |
7 | Horizont Turnovo | 26 ndeshje | 30 pikë | |
8 | Renova | 26 ndeshje | 28 pikë | |
9 | Metalurg Skopje | 26 ndeshje | 16 pikë | |
10 | Mladost Carev Dvor | 26 ndeshje | 16 pikë |