Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MBROJTËSI I TROFEUT - VAZHDON!

Pas 12 penalltive, Llapi siguron gjysmëfinalen

Pas 12 penalltive, Llapi siguron gjysmëfinalen


15 March, 2023 @16:00

Llapi është gjysmëfinalisti i fundit i Kupës së Kosovës, ndërsa ekipi i Tahir Batatinës do të ndjek për herë të tretë radhazi trofeun e garës më masive në futbollin kosovar, pasi që eliminoi Malishevën e Bylbyl Sokolit sot: Llapi 2-2 Malisheva [Trimror Selimi 11, Kushtrim Shabani 68 - Ilir Mustafa 25, Ronald Soboëale 43], pas penalltive 6-5.

Pasi që në pjesë të parë u shënuan tre gola, ku Malisheva përmbysi epërsinë e llapjanëve të arritur shpejt përmes Trimror Selimit, ka qenë Kushtrim Shabani që në minutën e 68 të ndeshjes barazoi rezultatin në 2-2.

SKEMA E KUPËS

As koha shtesë e as vazhdimet nuk sollën gola më, ndërsa u ekzekutuan penalltitë për të përcaktuar fituesin e duelit dhe gjysmëfinalistin e fundit të Kupës, pasi që përballjet tjera të luajtura u kryen brenda 90-minutave lojë.

E pas serisë nga pesë, ku secili lojtar shënoi, ka qenë Ronald Sobowale që ka dështuar në penalltinë e gjashtë për malishevasit, e në anën tjetër Ardit Stafa shënoi për triumfin e madh të Llapit dhe sigurimin e katërshes më të mirë të Kupës.

Llapi do të mësojë kundërshtarin gjysmëfinal të Kupës pas shortit që mbahet në zyret e FFK-së, ndërsa pos tyre gjysmëfinalen e kanë siguruar edhe Prishtina, Gjilani e Vushtrria.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës