ULPIANA
Pas 12 viteve, Shqiprim Kelmendi largohet nga Ulpiana
18 January, 2022 @16:20
Pas 12 viteve të kaluara aty, sot Shqiprim Kelmendi ka njoftuar për largimin e tij nga skuadra e Ulpianës.
Kapiteni i Ulpianës këtë njoftim e bëri në Facebookun e tij personal, ndërkohë që nuk bëri të ditur se nëse do të shkojë te ndonjë skuadër tjetër.
Stinorin vjeshtor të Superligës Ulpiana e mbylli në vendin e parafundit, e në pranverë do të luftojë për mbetje në elitë.