Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI 2-1 DRENASI

Pas 3 xhirosh, Rahoveci i kthehet fitores me përmbysje

Pas 3 xhirosh, Rahoveci i kthehet fitores me përmbysje


15 October, 2022 @16:16

Një barazim dhe dy humbje regjistronte Rahoveci para se të niste ndeshja e sotme ndaj Drenasit në Jahja Danuza. Mirëpo, ekipi i Senad Alirifës ka treguar karakter edhe pas golit të parë të pranuar sot, për tu rikthyer në lojë dhe për ta fituar atë në fund me rezultat: Rahoveci 2-1 Drenasi [Marius Tatkeu 36’, 80’ -  Qemail Elshani 17’].

TABELA AKTUALE

Derisa Drenasi i Leotrim Krasniqit përjetoi humbjen e dytë sezonale, Rahoveci u ngrit për një pozitë më lartë në renditje tabelare dhe tashmë është vetëm një pikë larg Feronikelit’74, ekip ky që është lider i Grupit A të Ligës së Parë.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë