Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

A: TREPÇA-DRENASI

Pas 4 humbjeve Drenasi nxjerr pikë në Mitrovicë

Pas 4 humbjeve Drenasi nxjerr pikë në Mitrovicë


14 November, 2020 @15:49

Katër humbje radhazi në të gjitha ndeshjet e Ligës së Parë dhe sot vjen pika e parë e fituar, pas kësaj serie negative.

Fjala është për klubin e Drenasit, që ka arritur të nxjerrë në fund rezultatin 1-1 në përballje ndaj Trepçës për të siguruar pikën e parë në 5 ndeshjet e fundit të skuadrës, që ishte kapluar nga kriza e rezultateve.

TABELA AKTUALE

Në anën tjetër, Trepça vinte prej fitores ndaj Vëllaznimit në këtë ndeshje dhe kishte mundësi për të arritur më shumë, por në fund, skuadrat u ndanë baraz, 1-1.

Derisa Trepça me këtë pikë ia lëshon Vëllaznimit pozitën e fundit në tabelë, Drenasi në anën tjetër ka pikë të njëjta, por për shkak të gol-dallimit më të mirë, qëndron më lartë në tabelë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë