Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MPOSHTIN VËLLAZNMIN

Pas 4 ndeshjesh, Istogu kthehet te fitorja

Pas 4 ndeshjesh, Istogu kthehet te fitorja


6 May, 2023 @22:32

Skuadra e Istogut i është khtyer fitores, pas tri humbjeve radhazi dhe një barazimi, për të shënuar fitoren e parë që prej datës 1 prill, kur kishin mposhtur Trepçën si mysafir.

Futbollistët nga ekipi buzë burimit të Drinit të Bardhë mposhtën Vëllaznimin e ç‘regjistruar nga Liga e Parë Grupi A, me rezultat bindës, Istogu 3-0 Vëllaznimi [Malsor Blakaj 9, Bleon Alushaj 50, Arian Demaj 78]. Ndoshta ndeshja do të mund të kishte rrjedhë tjetër po gjakovarët të shënonin penalltinë e fituar në minutën e 12 të ndeshjes. Por, Enis Gegollaj në portë mbrojti portën e tij të paprekur duke pritur penalltinë e kuqezinjëve.

TABELA AKTUALE

Kështu, pas 25 ndeshjesh Istogu ka 39 pikë dhe është i katërti në renditje, ndërsa Vëllanzimi i fundit, i dhjeti dhe i rënë nga Liga e Parë mbetet në 11 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë