Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA MBETET PA TRAJNER

Pas 4 vitesh, Drita dhe Nuhiu ndahen

Pas 4 vitesh, Drita dhe Nuhiu ndahen


24 November, 2022 @13:46

Trajneri shkupjan i deritashëm i Dritës, Ardian Nuhiu, është ndarë me ekipin e tij, përkundër se skuadra është lidere e Superligës. Në një konferencë të paralajmëruar të jashtëzakonshme, vetë Nuhiu ka bërë të ditur se me marrëveshje të dyanshme, ka ndarë rrugët me klubin që e drejtoi për katër vjet.

Drita dje u eliminua nga Kupa e Kosovës, pas një humbjeje befasuese nga Liria e Prizrenit, 1-2, ndërsa kjo si duket ka qenë e papërballueshme për drejtuesit e skuadrës që tashmë kanë nisur kërkimin e trajnerit të ri të skuadrës.

Ardian Nuhiu 43-vjeçar që drejton Dritën nga viti 2019 ka fituar një titull kampioni me ekipin, ndërsa ka qenë i rregullt në gara evropiane. Para kësaj, Nuhiu ka qenë trajner i Shkupit gjatë viteve 2016-2018.

Drita është e para në Superligë me 35 pikë nga 17 ndeshje të zhvilluara. Ka pesë pikë më shumë se Ballkani, që ka tri ndeshje më pak të luajtura, ndërsa 8 më shumë se rivali lokal Gjilani, prej 17 ndeshjesh.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës