Të gjitha lajmet

KOSOVA U21 1-0 ANDORRA U21

Pas 5 humbjesh, Daku kthen Kosovën U21 te fitorja

Foto: FFK

Pas 5 humbjesh, Daku kthen Kosovën U21 te fitorja

13 October, 2020 @21:03

Kosova U21 ka thyer akullin. Pas 5 humbjeve rresht në kualifikime për EURO 2021 në Grupin 3, djelmoshat e drejtuar nga Rafet Prekazi kanë arritur të mposhtin Andorrën U21 sonte në Prishtinë 1-0 [Mirlind Daku 62].

Ka qenë sulmuesi më në formë aktualisht në Superligë, Mirlind Daku, që ka shënuar bukur me volej për të bërë dallimin në ndeshje dhe kështu Kosova U21 i është kthyer fitores në grup, duke e regjistruar të tretën për të ngritur kuotën e pikëve në nëntë.

Prekazi ka startuar ndeshjen me formacionin 4-3-3 ku portier ka qenë Nreca Bisinger, ndërsa në mbrojtje kanë luajtur Rahimi, Vitija, Sadriu e Kqiku; në mes Zekaj, Pepsi e Kransiqi, kurse në sulm Veliu, Daku e Ajdini.

Në pjesë të dytë është futur në lojë edhe Sulisufaj nga minuta 46, ndërsa posa u shënua goli, Prekazi ka reaguar duke nxjerrë Veliun e Zekajn, për t’i zëvendësuar me Kryeziun e Jasharin.

Kujtojmë Andorra U21 5 ditë më parë ka barazuar me Anglinë U21 3-3 në shtëpi.

kosovou21

STERVITJA PARA NDESHJES

Për të thyer akullin

Fotot: FFK

13 October, 2020 @20:01

Kombëtarja e Kosovës sot në mesditë ka arritur në Athinë dhe është akomoduar në hotelin “Radisson Blu Park”, derisa në…

NGA KONFERENCA

Vojvoda lut për mbështetje të ekipit, lojtarët po japin 100%

13 October, 2020 @19:54

Mbrojtësi i Torinos, Mërgim Vojvoda, në konferencën për shtyp para ndeshjes së Kosovës ndaj Greqisë ka thënë se ekipit tash…

NGA KONFERENCA

Menaxheri Shala kryen konferencën, s’lë Challandesin të përgjigjet

13 October, 2020 @19:28

Menaxheri i përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala, në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Greqisë, ka thënë se portieri i…

NGA KONFERENCA

Challandes i befasuar nga kritikat! Problemet në sulm

13 October, 2020 @19:10

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Greqinë ka deklaruar se është i befusuar me…

NGA KONFERENCA

Duhet t’i fitojmë të dobëtit e grupit

Dimitris Limnios/ Foto: sport24.gr

13 October, 2020 @13:18

Tre pikët e fundit të fituara të Greqisë ndaj Moldavisë dhe ecuria e mbarë nën drejtimin e selektorit holandez, po…

Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja