ARBËRIA 1-1 KIKA

Pas 5 humbjeve, Arbëria merr pikën e parë
9 April, 2022 @19:01
Skuadra e Arbërisë që në vitin e kaluar këtë kohë luftonte për të mbijetuar në Superligë, këtë stinor është duke kaluar kohë të vështirë edhe në Ligë të Parë Grupi B.
Skuadra nga Dobraja e Lipjanit sot ka arritur të marrë pikën e parë pas pesë humbjesh rresht të regjistruara në pjesën pranverore të stinorit, duke barazuar ndaj Kikës së Hogoshtit, në fund Arbëria 1-1 Kika [n.n. - Rinor Isufi].
Gjithsesi pikët e mbledhura nga pjesa vjeshtore e stinorit i japin liri Arbërisë për të mbijetuar e eksperimentuar deri në fund të këtij stinorit, ndërsa edhe Kika duket të jetë e qetë, pasi që vendi i fundit edhe pse dy pozita më poshtë, me pikë është larg.