Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS PRITJES SË MADHE, ME 1 PRILL VJEN FITORJA

Pas 5 ndeshjesh fitore, Korenica e Rrahmani kthejnë Ballkanin në krye

Pamje nga festa e golit të fitores/ Foto: FCBallkani/ fb

Pas 5 ndeshjesh fitore, Korenica e Rrahmani kthejnë Ballkanin në krye


1 April, 2023 @17:46

Me nga një gol të shënuar për pjesë, Ballkani i është kthyer fitores në Superligë, pas pesë ndeshjesh pa shijuar atë, derisa për këtë u përkujdesën dyshja në formë e ekipit, Meriton Korenica dhe Albion Rrahmani.

Ndeshja ka pasur elementet e derbit, ndërsa Stivi Frashëri ka ndalë tentime të mira të mysafirëve nga Gjilani, për t’ia siguruar fitoren vendasve. Ka qenë Mevlan Zeka (18’, 24’) dy herë që ka rrezikuar seriozisht në pjesë të parë portën e Ballkanit, por Frashëri ka qenë në vend, ndërsa ekipi ruajti epërsinë e marrë me Korenicën (19’).

TABELA AKTUALE

Në pjesë të dytë ndeshja më e përqëndruar nga mesi, e me jo shumë raste, kur Albion Rrahmani del në skenë për fitoren e vendasve, që erdhi pas pesë ndeshjesh pa të dhe solli gëzimin e madh në Suharekë, derisa ekipi tashmë kaloi në pozitë të parë të renditjes tabelare, pas duelit të sotëm, Ballkani 2-0 Gjilani [Meriton Korenica 19, Albion Rrahmani 66].

Sot Ballkani ka 54 pikë nga 27 ndeshje dhe pret gabimin e Dritës që mos t’i kalojë në fundjavë, që ka një ndeshje më pak aktualisht dhe dy pikë më pak. Gjilani i treti, ka 40 pikë nga 27 ndeshje dhe po lufton për daljen në gara evropiane prej pozitës së tretë të renditjes tabelare.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga