TOTTENHAM 1-3 LIVERPOOL
Pas 5 ndeshjeve pa fitore, Liverpool fiton dhe futet në TOP 4
28 January, 2021 @23:14
Roberto Firmino i ka ndihmuar Liverpoolit të shuaj etjen për gola, derisa kampionët iu kthyen fitores duke e mposhtur Tottenhamin 1-3 [Hojbjerg 49 - Firmino 45, Arnold 47, Mane 65] sonte.
Kujtojmë, Liverpool nuk kishte shënuar gol në katër ndeshjet e fundit në Premier Ligë, ndërsa ka arritur fitoren e parë që prej 19 dhjetorit të vitit të kaluar.
Xherdan Shaqiri qëndroi përgjatë gjithë ndeshjes në bankën rezervë.
Tottenham shënoi me jug-koreanin Heung-Min Son, por VAR e anuloi atë, ndërsa goditja më e madhe për ekipin e Jose Mourinhos erdhi kur Harry Kane u desht ta lë skuadrën për shkak të lëndimit.
Derisa Liverpool arriti epërsinë 1-2, Mo Salahut iu mohua nga VAR-i një gol dhe u desht që në skenë të shfaqet Sadio Mane për të vulosur fitoren e mysafirëve, me të cilën u futën në TOP 4 të renditjes tabelare.
Në anën tjetër priten lajmet nga skuadra e Tottenhamit për lëndimin e golashënuesit më të mirë të skuadrës.
PLAYER RATINGS
TOTTENHAM: Lloris 6, Rodon 5, Dier 6, Davies 6, Aurier 6, Doherty 6, Ndombele 6, Hojbjerg 7, Bergwijn 6, Kane 6, Son 6. Rez.: Winks 6, Lamela 5, Bale n/a.
LIVERPOOL: Alisson 7, Alexander-Arnold 8, Matip 6, Henderson 8, Robertson 7, Milner 7, Thiago 7, Wijnaldum 7, Firmino 8, Salah 8, Mane 8. Rez.: Phillips 7, Jones 6, Origi n/a.