Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIRIA 3-2 TREPÇA

Pas 5 xhirosh, Liria arrin fitoren e parë

Pas 5 xhirosh, Liria arrin fitoren e parë


14 September, 2022 @11:25

Prizrenasit është dashur të presin për të kaluar 5 xhiro të stinorit, për të parë fitoren e parë të ekipit të tyre në Ligë të Parë. Liria më në fund ka shpërblyer me fitore ata pak tifozë që ishin në Përparim Thaçi të martën, derisa me lojë dominuese në pjesë të parë dhe me raste të shumta për gol, ka shënuar fitore, në fund, minimale ndaj Trepçës, tejet të rrezikshme në kundërsulme, 3-2 [Prince Tjiueza 32, Liridon Fetahaj 69pen., Blendi Memaj 78 - Moustapha Ba 25, 80].

Ndeshja ka qenë tepër interesante, derisa Liria qëllonte shtyllat e portës së mitrovicasve, ata me një gabim të mbrojtjes shënuan përmes sulmuesit të tyre të zhdërvjelltë, Moustapha Ba për epërsi. Prizrenasit u rikthyen me afrikanin e tyre në ekip, Prince. Ndërsa pjesa e parë përfundoi baraz.

TABELA AKTUALE

Pjesa e dytë përsëri me shumë raste për prizrenasit, derisa Prince faulohet në zonë për penallti. Fetahaj sjell epërsinë, ndërsa pak më vonë edhe zëvendësuesi Memaj shënoi për 3-1, pas tentimit të Prince, që u dëbua.

Trepça e Emin Baliqit nuk u ndalë dhe kërkoi gol. E gjeti përsëri përmes Ba-së, që coi ndeshjen në fund dramatik për përfundimtaren 3-2! Derisa Liria e Xhengis Rexhepit shënoi fitoren e parë të stinorit dhe kapi trepikëshin e parë, Trepca në anën tjetër ka pësuar për herë të tretë këtë stinor.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë