PARTIZANI

Pas derbit të humbur, largohet trajneri
27 December, 2021 @14:34
Trajneri i deritashëm i Partizanit, Ilir Daja, është ndarë me skuadrën kanë bërë të ditur mediat nga Shqipëria sot. Borozani.com
Daja, që u mposht nga liderja vjeshtore e Superiores Tirana, në minutat shtesë të ndeshjes, kishte paralajmëruar një gjë të tillë në deklaratën e tij menjëherë pas humbjes, duke thënë që do të bisedojë me drejtuesit e klubit për të ardhmen.
E tash duket se çdo gjë ka përfunduar! Daja është larguar ndërsa Partizani, që është 15 pikë larg Tiranës kryesuese duhet të reagojë gjatë janarit për t’ia dhënë dikujt timonin e skuadrës.
Ilir Daja kishte ardhur te Partizani në verë të vitit të kaluar, 2020.