Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARTIZANI 1-2 TIRANA

Me gol në minutën e 10 shtesë, Tirana vishet bardhekaltër

Me gol në minutën e 10 shtesë, Tirana vishet bardhekaltër


23 December, 2021 @22:29

Derbi në mes të Partizanit dhe Tiranës ka përfunduar me fitoren e Tiranës sonte në Air Albania, ndërsa me tu dëgjuar fishkëllima e fundit e ndeshjes nisën edhe përleshjet mes tifozëve në stadium.

Derisa tifozët bardhekaltër hynë në fushë për të festuar, ata të kuq hynë për t’ua prishur festën dhe kështu plasi sherri, që më pas u ndalë nga organet e rendit dhe sigurimi.

Top

Sa i përket ndeshjes, Tirana e drejtuar nga Orges Shehi ka festuar në fund me rezultat 1-2 [Stenio Junior 86p. - Florjan Përgjoni 27, Redon Xhixha 90+10] ndaj Partizanit të Ilir Dajës, derisa ky i fundi përfolej si trajner i ri i mundshëm i Ballkanit të Suharekës prej janarit të vitit të ardhshëm.

Portieri më i mirë i Kosovës, Visar Bekaj, gjithashtu ka pritur penalltinë e brazilianit të Partizanit, por referi anuloi këtë mbrojtje të tij, pasi që përsëriti 11-metërshin për shkak se disa lojtarë të Tiranës kishin hyrë në 16-she para se të shutonte Stenio Jr.

Me fitore, Tirana (33p) mbyll vitin si lidere e Superiores, derisa tash ka 5 pikë më shumë sesa ndjekësi i parë në renditje, Kukësi.

Tabela

Partizani ka rreshtuar humbjen e dytë me radhë, derisa forma e Tiranës ka vazhduar konstant duke marrë fitoren e katërt në 5 përballjet e fundit të Superiores.

 

 

 

 

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore