Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PODUJEVË

Pas lëndimit, kapiteni para rikthimit

Benjamin Emini ka nisur stërvitjet e lehta me klubin, pas operimit/ Foto: KFLlapi/ fb

Pas lëndimit, kapiteni para rikthimit


16 May, 2023 @16:39

Kapiteni i Llapit, Benjamin Emini pas katër muajsh mungesë ka nisur rrugëtimin për rikthim në fushë, pasi që u operua prej ligamentit kryqëzor. Ai u operua në janar të këtij viti dhe pas mungesës së tij, KF Llapi ka bërë të ditur se pret rikthimin e Eminit në fushë në fillim të stinorit tjetër, pasi që ky stinor veçse është para përfundimit.

“Kapiteni Benjamin Emini, pas afro 4 muajsh mungesë, sot ka filluar fazën e rikuperimit final para rikthimit në fushën e blertë. Emini kishte pësuar rupturë të ligamentit kryqëzor ACL me ç‘rast në janar të këtij viti u desht t’i nënshtrohej operimit. Kapiteni ynë pritet që t’iu rikthehet ndeshjeve me skuadrën nga fillimi i edicionit të ri 2023/24 që fillon në gusht.” — ka bërë të ditur KF Llapi në njoftim.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga