Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHIMI NGA LËNDIMI

Pas më se tre muajsh, kthehet Bytyqi

Valon Bytyqi me top, në ndeshjen Liria - Phoenix/ TOPSPORTI/ D. S.

Pas më se tre muajsh, kthehet Bytyqi


19 April, 2022 @1:09

Futbollisti i krahut i Lirisë, Valon Bytyqi, është kthyer në lojë te ekipi i tij në fundjavën që e lamë pas, derisa Liria mposhti Phoenixin 3-0.

Bytyqi ka qenë i lënduar që nga muaji janar i këtij viti, kur pësoi lëndim në ligamentin anësor. Pas dy muajve punë intensive me mjekun e klubit Liridon Dervishaj ai është kthyer në ekip, ndërsa në 15 minutat e fundit të ndeshjes ndaj Phoenixit iu kthye lojës, kur trajneri Granit Begolli e futi si zëvendësues.

“Kemi ekip të mirë dhe trajner shumë të mirë. Shpresoj të kthehemi sa më shpejt në Superligë,” ka thënë ndër të tjera Bytyqi në deklaratën e dhënë për TopSporti.com pas ndeshjes, derisa bëri të ditur gjithashtu se i ka munguar futbolli aktiv.

Liria përndryshe, aktualisht është në pozitën e dytë të renditjes tabelare të Ligës së Parë Grupi A. Kjo pozitë dërgon në barazh për Superligë, ku së pari duhet ndeshur me ekipin që përfundon i dyti në Grupin B, ndërsa nëse kalohet kjo pengesë atëherë luhet barazhi tjetër me ekipin që përfundon i teti në Superligë për biletën vendimtare drejt elitës.

Bardhezinjtë në pjesën e parë të stinorit u drejtuan nga Gzim Hasi dhe regjistruan 5 humbje gjatë vjeshtës, karshi pesë fitoreve, ndërsa në pranverë me Granit Begollin veçse kanë bërë 5 fitore dhe kanë vetëm 2 humbje të regjistruara, që po tregon ecurinë e mirë të ekipit në renditje tabelare.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë