Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHEHET TE EKIPI I PARË I HUAJ

Pas një dekade, Lyon rikthen Dejan Lovrenin

Dejan Lovren duke pozuar me fanellën e Lyonit/ Foto: OL/ fb

Pas një dekade, Lyon rikthen Dejan Lovrenin


2 January, 2023 @17:14

Mbrojtësi kroat me përvojë, Dejan Lovren, është zyrtarizuar sot si lojtar i ri i Olympique Lyonit në Ligue 1 të Francës. Pas paraqitjeve solide në Botërorin e Katarit, Lovren përsëri është parë si qendërmbrojtës i rëndësishëm, ndërsa Lyon nuk ka pritur shumë dhe e ka transferuar atë nga Zenit St Petersburg i Rusisë, pjesë e së cilës ka qenë së fundi kroati.

Futbollisti 33-vjeçar i lindur në Zenicë të Bosnjes luajti te Zenit për tri vite ndërsa ka qenë pjesë e Lyonit prej sezonit 2009/10 deri në 2012/23. Ndërsa prej aty shkoi te Southampton, për të qenë më pas pjesë e Liverpoolit prej 2014/15 deri më 2019/20.

Dejan Lovren @ Lyon

“Lyon me kënaqësi ju njofton se qendërmbrojtësi kroat rikthehet në shtëpinë e tij, ndërsa do të jetë pjesë e klubit në momentin që hapet zyrtarisht afati kalimtar. Dejan Lovren ka nënshkruar kontratë për 2.5 sezone me ne, deri më 30 qershor 2025,” ka shkruar njoftimi i Lyonit.

Më tej njoftimi i Lyonit ka bërë të ditur se përvoja e kërkuar nga trajneri Laurent Blanc është gjetur te Lovreni, i cili ka të gjitha karakteristikat e kërkuara nga shefi i shtabit teknik. Lovren kishte ardhur për herë të parë te Lyon në janar të vitit 2010 nga Dinamoja e Zagrebit, ndërsa luajti 102 ndeshje me ekipin në fjalë duke shënuar tre gola dhe duke fituar Kupën e Francës në vitin 2012. Shuma e transferit të tij, e thënë nga mediat, ka kapur shifrën 2-milionë euro!


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1