Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FA CUP QUARTERS

Pas vazhdimeve ndaj Norwichit me 10 lojtarë, arrin gj’finalen

Foto: ManUtd/tw

Pas vazhdimeve ndaj Norwichit me 10 lojtarë, arrin gj’finalen


27 June, 2020 @21:49

Është dashur që të intervenojë në sulm qendërmbrojtësi i ekipit Harry Maguire, për t’ia siguruar Manchester Unitedit gjysmfinalen e Kupës FA.

Goli i Maguireit në minutën e 118 të ndeshjes përcaktoi rezultatin përfundimtar të ndeshjes Norwich City - Manchester United 1-2 [Cantëell 75 - Ighalo 51, Maguire 118].

Ndeshja në kohë të rregullt përfundoi 1-1 dhe u deshën vazhdimet për të përcaktuar fituesin dhe ekipin që siguron biletën për katërshen më të mirë të Kupës FA.

Ole Gunnar Solskjaer nisi ndeshjen me tetë ndërrime në ekip në krahasim me duelin e fundit në Premier League që e patën ndaj Sheffield Unitedit.

Djajt e kuq nuk ishin të mirë në fushë në pjesë të parë të lojës, ndërsa kanarinat prej minutës së 89 të ndeshjes luajtën me 10 lojtarë në fushë, pasi që Timm Klose u skuq nga referi.

Gjatë ndeshjes, Soskjaer bëri gjashtë ndërrime, duke futur në lojë futbollistët e ekipit të parë si Paul Pogba, Nemanja Matic, Marcus Rashford, Mason Greenwood, Anthony Martial e Brandon Williams - për të nxjerrë fitoren e vështirë, ndaj një Norwich City që u tregua jashtëzakonisht i interesuar për të kaluar tutje duke luftuar në çdo cep fushe, përkundër se janë në rrezik të madh edhe prej rënies nga Premier Liga.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League