Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SERIE A

Pazzini Milanit, Bogdani Sienës

REUTERS/Alessandro Garofalo

Pazzini Milanit, Bogdani Sienës


20 January, 2013 @17:12

Ekipi i Massimiliano Allegrit, Milan, ka arritur të shënojë fitore të rëndësishme sot duke e mposhtur Bolognën 2-1. 

Në fakt Giampaolo Pazzini ka qenë golashnues i dyfishtë për rossonerrët, në pjesën e dytë - e që ka afruar skuadrën e tij me ekipet tjera të kreut, pas dështimit të ndonjërës deri më tash të marrë tre pikë këtë xhiro. 

Në ndeshjen tjetër Siena - Sampdoria, fitues kanë dalë vendasit ku golashënues i vetëm dhe kyq ka qenë sulmuesi shqiptar, Erion Bogdani, i cili vetëm pas pesë minutave në fushë, ku hyri si zëvendësues, shënoi golin e fitores për bardhezinjtë. 

Në ndeshjen tjetër interesante, Fiorentina dhe Napoli, u ndanë me barazim pas golave nga Facundo Roncaglia dhe Edinson Cavani. 

REZULTATET

Fiorentina - Napoli 1-1

Milan - Bologna 2-1

Chievo - Parma 1-1

Genoa - Catania 0-2

Pescara - Torino 0-2

Siena - Sampdoria 1-0

Atalanta - Cagliari 1-1


 
Të gjitha lajmet nga