Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AFRIKA

Ende s’ka gola në Afrikë

REUTERS/Siphiwe Sibeko

Ende s’ka gola në Afrikë


19 January, 2013 @21:52

Kapiteni i Kape Verdes, Fernando Neves dhe partneri i tij në qendër të mbrojtjes, Fernando Varela, kanë arritur të nxjerrin një lojë të jashtëzakonshme duke ndalur çdo sulm të Afrikës Jugore për të marrë një rezultat famoz që në fillim të turneut. 

Kështu, Peshkaqejt e kaltër e befasuan Bafana Bafanan vendase duke barazuar pa gola 0-0. Kape Verde debuton në turneun e Kombeve të Afrikës, prandaj barazimi i tyre me vendasit, Afrikën Jugore, është rezultat i jashtëzakonshëm. 

Në ndeshjen tjetër të Grupit A, Angola dhe Maroko, barazuan 0-0. 

REZULTATET

GRUPI A: 

Afrika Jugore - Kape Verde 0-0 

Angola - Maroko 0-0

Nesër zhvillohen ndeshjet e Grupit B, ku takohen: 

16:00 Gana - RD Kongo

19:00 Mali - Nigeri


 
Të gjitha lajmet nga International