Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELET E ORËS 18:45

Pedri e Auba çojnë Barçën në çerekfinale

Pedri e Auba çojnë Barçën në çerekfinale


17 March, 2022 @20:51

Pas ndeshjes së parë në Camp Nou 0-0, Barcelona u desht të kthehet me përmbysje në lojë për të mposhtur Galatasaryin në Nef, ashtu që të sigurojë çerekfinalen e Europa Leauge.

Ka qenë Pedri dhe Auba që kanë shënuar, pas epërsisë së Galatasarayit të marrë me Marcao, për të triumfuar 1-2 [Marcao 28 - Pedri 37, Auba 49].

Galatasaray ka pasur mundësi të shënojë edhe më herët se goli i epërsisë, njëjtë sikurse edhe Barcelona, por skuadrat në mungesë të sulmuesve të rryer janë treguar të ngathëta para portierëve, të njëra-tjetrës.

Në fund, Barcelona arrin çerekfinalen.

Duelet tjera:

Bayer - Atalanta 0-1, Atalanta shkon tutje;
Monaco - Braga 1-1, Braga shkon tutje;
Red Star - Rangers 2-1, Rangers shkon tutje.
Leipzig, i kualifikuar pa lojë.

 


 
Të gjitha lajmet nga Europa League