ARIAN QALLAKU
Peja rikthen reprezentuesin
19 July, 2021 @14:57
Ish basketbollisti i dikurshëm i Pejës, Arian Qallaku, është kthyer në folenë e tij. Para pak çastesh Peja ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me lojtarin, ndërsa Qallaku që në vitet e fundit ka luajtur në skuadra të ndryshme të Kosovës, e krejt në fund te Rahoveci, i është kthyer skuadrës.
Peja ditë më parë zyrtarizoi edhe trajnerin turk në skuadër, Semsettin Bas.
Qallaku në stinorin e kaluar te Rahoveci ka pasur mesatare prej 8.8 pikëve për ndeshje, 3.5 kërcimeve për ndeshje ne 1.9 asistimeve për ndeshje. Përgjatë stinorit të kaluar Qallaku në pjesën vjeshtore ishte pjesë e kampionit të shumfishtë të Kosovës, Prishtina.
Me këtë, Peja ka bërë edhe përforcimin e parë te skuadra e saj me lojtar, ndërsa Qallaku meqë kthehet në vendin e tij, pritet të jetë kontribues i rëndësishëm i lojës së ekipit nga Karagaçi, që në stinorin e kaluar humbi dy finale, atë të Ligës Unike dhe të Superligës.