CHELSEA
Besim i plotë, Armando Broja kontratë afatgjate me Chelsean
18 July, 2021 @18:23
Sulmuesi i ri i Shqipërisë, Armando Broja, që kaloi stinorin e kaluar si huazim te Vitesse Arnhem në Holandë, ka nënshkruar kontratë të re dhe afatgjate me ekipin londinez, kampion aktual të Evropës, Chelsea.
Broja 19-vjeçar ka shënuar 11 gola për Vitessen në stinorin e kaluar ku ka luajtur 34 ndeshje përgjatë stinorit 2021/22, ndërsa arriti edhe finalen e Kupës së Holandës KNVB Cup, duke u mposhtur nga Ajaxi aty.
“Kampanjën 2020/21 ai e përfundoi si njëri ndër tinejxherët me më së shumti gola të shënuara,” ka shkruar faqja zyrtare e Chelseat sot në njoftimin e zyrtarizimit të lajmit për vazhdim të kontratës me sulmuesin e kombëtares shqiptare.
Broja ka nënshkruar me Chelsean deri në qershor të vitit 2026.
“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratë të re me Chelsean. Kam kaluar momente të veçanta në klub, duke nisur nga Akademia deri në debutimin në ekipin senior, para se të shkojë për të marrë përvojë në Holandë. Dua të ndërtoj edhe më këtë besim duke u rritur si lojtar dhe duke ndikuar për të mirë në lojën e Chelseat në vitet që vinë,” ka thënë shqiptari i lindur në Berkshire të Anglisë që në ditën e 10 të shtatorit të këtij viti do t’i mbush të 20-tat.
Përndryshe Broja në kuadër të kombëtares ka qenë pjesë e grupmposhave U19 (3 ndeshje, 1 gol), U21 (3 ndeshje, 1 gol) dhe prej vitit 2020 është te seniorët, ku ka regjistruar gjashtë paraqitj me kuqezinjtë.