FIFA
Skuadra e Ismajlit dënohet me 4 afate kalimtare
17 July, 2021 @12:14
Skuadra e mbrojtësit shqiptar, Ardian Ismajlit, Spezia, është dënuar rëndë nga FIFA.
Për shkak të transferimit ilegal të lojtarit nigerian Umar Sadiq, i cili ishte nën 18 vjeç, FIFA ka dënuar skuadrën italiane me 4 afate kalimtare ose për 2 sezona të plota.
FIFA gjithashtu skuadrën në fjalë e dënoi me 500 mijë franga.
Spezia nga ky transferim kishte përfituar 3 milionë euro.