NORWICH CITY
Farke flet për Rashicën pas miqësores së parë
17 July, 2021 @10:23
Milot Rashica ka debutuar në një ndeshje miqësore për Norwich Cityn dje, duke qenë në fushë për 45 minuta lojë.
Norwich City që iu rikthye “ekspres” Premier Ligës, ka shënuar fitore ndaj King’s Lynn Townit dje, 1-3.
Ndërsa trajneri i kanarinave, Daniel Farke pas ndeshjes, përveç tjerash ka dhënë mendimin e tij edhe për debutuesit, që kanë qenë Billy Gilmour dhe Milot Rashica.
“Billy është karakter fantastik, dje ka qenë në teste, sot në stërvitje dhe menjëherë në ndeshje. Kemi një ndjenjë që ndonjëherë të rinjtë duhet të futen direkt në ujë të ftohtë,” ka thënë figurativisht Farke për Gillmour.
Ndërsa për mesfushorin e Kosovës, ka shtuar…
“Për Milotin e rëndësishme është që të futet në ritëm të punës këtu. Ka qenë një verë e vështirë për të. Ai po punon për rikthimin e gjendjes standarde të kondicionit të tij dhe ka qenë mjaft me rëndësi t’i ketë minutat e para në këmbë me bashkëlojtarët e ri.”