BALLKANI NE PERGATITJE
Ballkani stërvitjet me biçikleta
17 July, 2021 @14:19
Skuadra e Ballkanit që po drejtohet nga Bekim Isufi, ka kryer sot stërvitjet në mënyrë të veçantë.
Klubi suharekas ka bërë të ditur se futbollistët e ekipit kanë dalë nëpër Mavrovë me biçikleta gjatë ditës për të kryer stërvitjet e lehta.
“Futbollistët nuk kanë zbritur në fushë por kanë pedaluar me biçikleta nëpër Mavrorë,” ka shkruar Ballkani në njoftim.
Gjithashtu është raportuar se të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ekipi do të vazhdon stërvitjet rregullisht deri në fillim të sezonit të ri të Superligës.