PARA NDESHJES
Pellegrini nuk dëshiron befasi, Rebrov beson
15 March, 2016 @10:30
Ndeshja kthyese mes Manchester Cityt dhe Dinamo Kievit në Champions League zhvillohet sonte. Me ndeshjen e parë në Ukrainë që u mbyll 1-3, City me një këmbë ndodhet në çerekfinale, mirëpo Pellegrini nuk dëshiron të rrezikojë dhe në konferencën e tij për shtyp u shpreh që në fushë do të jetë skuadra më e mirë.
“Ende nuk jemi të kualifikuar. Nuk duhet të jemi të bindur se jemi kualifikuar. Yaya Toure është rikthyer dhe ai do të jetë startues. Bashkë me të do të luajë edhe skuadra më e mirë e mundshme. Jemi përmirësuar në dy vitet e fundit në Evropë dhe sonte mund të bëjmë historinë.” - u shpreh kiliani në konferencën për shtyp.
Nëse kualifikohet, kjo do të jetë hera e parë në histori të Manchester Cityt që arrin në çerekfinale të Champions Leagues.
Në anën tjetër, trajneri i Dinamo Kievit beson që skuadra e tij mund të kualifikohet me një fitore në Etihad.
“Nuk kemi shumë shanca mirëpo do të japim maksimumin. Lojtarët nuk janë në presion dhe do të futemi me një formacion sulmues. City nuk luajti mirë në fundjavë dhe futbollit nuk i dihet.” - u shpreh Rebrov para mediave.