Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FLAMURTARI 1-0 RAMIZ SADIKU

Penalltia e përsëritur sjell fitoren e parë për Flamurtarin

Foto: KFFlamurtari/fb

Penalltia e përsëritur sjell fitoren e parë për Flamurtarin


26 August, 2022 @21:28

Pas humbjes së pësuar nga Vushtrria në xhiron e parë kampionale, Flamurtari ka arritur të vjen shpejt te tripikëshi i parë sezonal, duke shënuar fitore ndaj ekipit të Ramiz Sadikut, në derbin lokal të kryeqytetit që u zhvillua në kuadër të Ligës së Parë Grupi B.

E fitorja për ekipin e drejtuar nga Megzon Visoka ka ardhur pas golit të shënuar nga penalltia, kur Arbnor Zeqiri ka qenë i saktë, për të qenë ky gol i mjaftueshëm për fitore, Flamurtari 1-0 Ramiz Sadiku [Arbnor Zeqiri 17’pen.].

Në fakt, fillimisht Zeqiri goditjen e tij e pa të mbrojtur nga portieri kundërshtar dhe në goditjen e dytë shënoi, mirëpo, duke shikuar VAR - referi sinjalizoi për përsëritjen e 11-metërshit.

TABELA AKTUALE

Ramiz Sadiku pati pas kësaj 3-4 raste të mira për shënim, derisa njëherë sulmuesi Erduan Ibrahimi edhe shënoi, por VAR - gjeti që ai kishte qenë për pak në ofsajd, për të mos pranuar golin!

Flamurtari nisi dominimin vetëm pasi Ramiz Sadiku mbeti me 10 lojtarë në fushë. E edhe këtu kartoni i kuq erdhi me ndihmën e VAR-it, pasi që referi pa se sulmuesi i mysafirëve Ibrahimi kishte ngritur këmbën rrezikshëm te fytyra e portierit të Flamurtarit, gjatë një dueli, për ta lënë ekipin verdhezi prishtinas me 10 lojtarë në fushë që nga minuta e 53 e ndeshjes.

Derisa Flamurtari në xhiron e radhës ndeshet me ekipin e posaardhur në Ligë të Parë, Vjosa, Ramiz Sadiku pret Arbërinë në shtëpi.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë