PORTO
Penalltia mjeshtërore!
26 February, 2013 @10:06
Sulmuesi kolumbian i Portos, Jackson Martinez, në ndeshjen e fundjavës ndaj Rio Aves ka tentuar të shutojë penalltinë në stilin e Panenkas, por portieri kundërshtar, slloveni Jan Oblak e ka lexuar atë.
Pas kësaj Portoja ka pësuar gol, ndërsa në penalltinë tjetër të fituar Martinez ka shënuar në stilin e tij duke e shpuar portën e kundërshtarit, shut ky, që gjithashtu u lexua si dhe u prek nga Oblak - nuk arriti të ndalet.
Ndërsa në fund ka qenë prapë Martinez që ka dhënë edhe golin e fitores për rezultatin përfundimtar 2-1, duke e shfajësuar veten për penalltinë e huqur në fillim.